Biznesi kundër qeverisë për TVSH-në e produkteve bujqësore

Eksportuesit dhe industria ushqimore i kanë dërguar disa letra zyrtarisht qeverisë shqiptare, në të cilat kundërshtojnë uljen në 6%të TVSH-së për produktet bujqësore, nismë që ministria e financave e ka përfshirë në paketën fiskale 2019.

Kryetari i qendrës së eksporteve, Alban Zusi, ka deklaruar në A2 Business të Aurora Sulçes se një nismë e tillë do të nxisë evazionin, do të shtojë produktet e importit në treg dhe fut në kolaps sektorin.

Duke analizuar ecurinë e eksporteve në bujqësi, të cilat vitet e fundit janë rritje, Zusi thotë se zbatimi i uljes së TVSH-së do të frenonte këtë trend dhe do të penalizonte prodhimin vendas bujqësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN