Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çeki, shpërthim në minierë: Të paktën 13 viktima

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 17:44 | Bota

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një shpërthimi në një minierë në Çeki.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet lokale. Shumica e viktimave janë shtetas polakë, njofton agjencia shtetërore që menaxhon minierën.

Shpërthimi ndodhi në një thellësi prej 800 metrash. Operacionet e shpëtimit u vështirësuan për shkak të zjarrit që nisi në tunel pas shpërthimit.

Ndihmat në minierën e tragjedisë

Miniera gjendet në qytetin lindor Karvina, në afërsi të kufirit mes Çekisë dhe Polonisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu