Cristiano Swarowski, një dhuratë speciale për Ronaldon

Goli spektakolar i Cristiano Ronaldos me roveshiatë sezonin e kaluar ndërsa luante me Real Madrid kundër Juventusit në Champions League është përjetësuar në një vepër arti të bërë me kristale Swarowski.

33-vjeçari e mori veprën dhuratën nga artisti që e ka realizuar atë, Mauricio Benitez, i cili kishte udhëtuar personalisht në Torino për t’ia dorëzuar.

Në vepër duket Ronaldo duke gjuajtur topin për të shënuar ndaj Buffonit një prej golave më të bukur të karrierës së tij. Ai gol ndihmoi Real Madrid të mundte bardhezinjtë në çerekfinalet e Champions League të sezonit të kaluar, kompeticion të cilin portugezi do ta fitonte për të tretin vit radhazi disa javë më vonë.

Goli gjithashtu u shpall edhe se më i bukuri nga UEFA, duke mundur edhe roveshiatën e Gareth Bale kundër Liverpool në finalen e Champions.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN