Drogë në gjimnazin e Korfuzit, shkatërrohet banda greko-shqiptare

Pjesëtarët e një bande greko-shqiptare janë arrestuar në Korfuz pasi kishin trafikuar nga Shqipëria sasi të mëdha kanabisi.

Sipas mediave lokale në ishullin turistik, truri i bandës ishte një 17-vjeçar shqiptar. Pjesëtarë të tjerë të grupit ishin arrestuar më parë, duke dhënë edhe informacione që çuan në kapjen e të tjerëve.

Sipas njoftimit të policisë së Korfuzit, banda ishte e përbërë nga 21 anëtarë (7 grekë dhe 14 shqiptarë) të cilët ishin të gjithë të mitur, të moshës 15-17 vjeç, po aq sa edhe mosha e përdoruesve të kanabisit që futej në ishull nga Shqipëria.

Në 15 muaj që organizata kishte vepruar mendohet se ka akumuluar një pasuri me vlerë 150 000 euro. Arrestimet e para ndodhën katër muaj më parë, të cilëve iu gjet edhe 140 kg kanabis.

Shkarkoni aplikacionin e A2