Kryemadhi: Rama, i pari në “gijotinën” e SPAK

Duke folur për vettingun në politikë në seancën e sotme në Kuvend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Rama nuk ka asnjë arsye që të pranojë nismën e opozitës për shkak të bashkëshortes, të vëllait dhe të faktit që kryeministri, sipas saj është i pari që e pret gijotina e SPAK.

“Në prag të Krishtlindjeve i bënë një dhuratë, ku thotë se unë nuk kam 40 milionë euro për studentët, por kam mbi 300 mln euro që do të ja falë 5 oligarkëve. Si mund të pranojë Rama Vettingun në politikë kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një bankë që nuk dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin. Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN