Manja: Të rrëzohet nisma, vettingun e bëjnë zgjedhësit

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të LSI-së dhe PD-së duke thënë që për çdo gjë është në dispozicion të drejtësisë shqiptare.

Duke folur për Vettingun, Manja ftoi mazhorancën dhe opozitën të rrëzojnë nismën e vetingut ne politike.

“Më vjen mirë që je luftëtare sepse vepron me mish e me shpirt për të mbrojtur dekretet e burrit, por edhe pushtetin e vëllait. Por motra e mirë e zgjedh edhe vendin kur flet, por motrën nuk e zgjedh dot dhe duhet më i thënë motër edhe kur del nga binarët. Zoti Alibeaj e zoti Spaho, të jeni të sigurt që kur të hapet Dibra e çdo Dibër tjetër ku del emri im, mua do t ëmë keni në dispozicion të drejtësisë. Venecia nuk vjen me vakum ligjor sepse Shqipëria ka kuadrin e duhur kushtetues dhe ligjor për t’i dhënë përgjigjen e duhur shqetësimeve të ngritura nga opozita nëpërmjet SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si organe të specializuara për të luftuar krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Për të këto arsye ju ftoj sa nuk është vonë ta rrëzojmë këtë nismë të opozitës”, tha Manja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN