Marcelo, mjeshtri i zhonglerëve | VIDEO

Është pa dyshim një prej lojtarëve më të mirë te Real Madrid dhe shpesh vendimtar në lojën e “Los Blancos”. Por Marcelo habit edhe numrat e akrobacisë, si zhonglimet që ka bërë me një top tenisi ndërsa ndodhet në Dubai, ku Real do të luajë finalen e Botërorit të Klubeve.

Nuk është hera e parë që Marcelo bëhet “viral” në rrjetet sociale. Disa muaj më parë, ai realizoi dy numra të bukur, një herë duke marrë djalin brenda dhomës së zhveshjes së Real Madrid, e më pas duke shkuar vetë te skuadra e të vegjëlve të Real Madrid ku luan edhe djali i tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN