Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbledhja e Byrosë, për Berishën “tërheqje vëmendje”

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 19:41 | Politikë
Mbledhja e Byrosë, për Berishën “tërheqje

Pas mbledhjes të Byrosë të Kuvendit, e mbajtur pa praninë e opozitës, për ish kryeministrin Sali Berisha u vendos thjesht për një “tërheqje vëmendje”.

Sipas nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi, vendimi u mor “për arsye moshe”.

Tërheqje vëmendje edhe për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, kurse komisioni nuk vlerësoi aktet e kryeministrit Rama si kundër rregullores së Kuvendit, duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike.

Në sesionin e parë të sezonin të ardhshëm parlamentar do të mungojnë deputetët Gent Strazimiri dhe Flamur Noka të Partisë Demokratike, të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu