Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fatmir Mediu: Në Kuvend për studentët, mandatet nuk na digjeshin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 09:50 | Politikë
Fatmir Mediu: Në Kuvend për studentët, mandatet nuk na digjeshin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Ditarin” e orës 09:00 në A2, ku foli për situatën politikë në vend, si dhe rikthimin e opozitës në Kuvend.

https://a2news.com/2018/12/20/balla-opozita-ne-parlament-per-te-shpetuar-mandatet/

Duke iu referuar deklaratës së Ballës se opozita u kthye në Parlament për të mos djegur mandatet, Mediu u shpreh se nuk ishte aspak kjo arsyeja, pasi sipas tij, edhe nëse opozita nuk do të kthehej në Parlament mandatet nuk digjeshin pasi kanë qenë aktivë në komisione.

“Ishte një seancë e tensionuar, por nuk është hera e para. Që kur Rama është bërë kryeministër ka krijuar një strategji për ta shpërfytyruar Kuvendin. Ka adresuar vetëm fyerje dhe sharje ndaj opozitës. Momenti i fundit është një teatër absurd i Taulant Ballës. Mandatet opozitës nuk i digjeshin, pasi çdo aktivitet tjetër konsiderohet si punë në Parlament. Rikthimi nuk ka të bëjë fare me djegien e mandateve. Ne kemi qenë në aktivitete të ndryshme, si mbledhje grupi, apo komisione të veçanta. Ne shkuam për të debatuar për çështjen e studentëve dhe buxhetin, meqenëse Meta na dha edhe një shans për të diskutuar”.

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane

Kreu i Partisë Republikane komentoi edhe tensionet e një dite më parë në Kuvend.

“Një veprim që nuk ishte në diskutimin e përbashkët. Por e thash edhe njëherë se Rama i çon marrëdhëniet në ekstremitet. Ai e nis fjalinë me fyerje. Por opozita duhet të tregojë diferencën me Ramën, duhet të jetë në të kundër të tij”.


Fatmir Mediu

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani