Një bodybuilder femër sfidon paragjykimet në Egjipt

Dina Abdel Maksoud arriti të fitojë mbi gjithçka, edhe paragjykimet në vendlindjen e saj për t’u shpallur kampion në një turne botëror.

Në një vend ku ky sport shihet si pronë e burrave, 21-vjeçarja ka kaluar tetë vite duke u stërvitur me hekura për të sfiduar normat shoqërore. Ajo kalon mesatarisht dy orë në ditë në palestër dhe dyfishin e kohës kur afrohen kompeticionet.

Në tetor ajo fitoi medaljen e artë në dy gara të zhvilluara në Ukrainë. “Nëse stërvitesh për bodybuilding mund të realizosh ëndrrat e tua. Nëse një grua stërvitet shumë, ajo mund të bëhet më e fortë se më i forti mes burrave. Kështu që mos lejoni askënd t’ju thotë se çfarë mund të bëni apo nuk mund të bëni”, tha ajo në një intervistë për Reuters.

Shkarkoni aplikacionin e A2