Një tjetër yll i Hollywood gati të luajë Wolverine

Hugh Jackman tha pas filmit të fundit “Logan” se nuk do të luante më asnjë herë rolin e Wolverine, heroit të X-Men të cilin e kishte sjellë në ekran prej 17 vitesh.

Por shumë shpejt mund të shohim një tjetër yll të Hollywood të luajë këtë rol, Keany Reeves. Ka qenë vetë protagonisti i “Matrix” që ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përsipër këtë rol.

I pyetur nëse do të donte të luante Batman (pas largimit të Ben Affleck) apo Wolverine, Reevs u përgjigj: “Do të doja shumë të luaja Wolverine”.

Jackman, 50 vjeç, ka luajtur në 9 filma prej vitit 2001 në rolin e heroit me kthetra të Marvel dhe vitin e kaluar deklaroi se dikush tjetër do ta bënte këtë rol që tani e tutje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN