Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Papa Françesku: Abuzuesit të dorëzohen para drejtësisë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 15:37 | Bota
Papa Françesku: Abuzuesit të dorëzohen para

“Abuzuesit të dorëzohen para drejtësisë”. Kjo ishte thirrja e bërë nga Papa Françesko në fjalimin e mbajtur para aparatit qeverisës të Selisë së Shenjtë në Vatikan me rastin e urimit për Krishtlindje.

Ati i Shenjtë falënderoi mediat për investigimet e bëra për zbulimin e skandaleve me abuzimet.

“Edhe sot kemi njerëz të Zotit, njerëz të shenjtëruar që abuzojnë me të dobëtit, duke përfituar nga pushteti i tyre moral. Kryejnë gjëra të neveritshme dhe vijojnë të ushtrojnë detyrën e tyre sikur asgjë të mos kishte ndodhur; nuk kanë frikë Zotin dhe gjykimin e tij, por kanë frikë vetëm se do të zbulohen dhe demaskohen. Pjesëtarë të Kishës shkaktojnë skandale dhe dëmtojnë misionin e Kishës dhe sakrificat e shumë vëllezërve të tyre”, deklaroi ashpër kreu i Selisë së Shenjtë.

https://a2news.com/2018/11/20/papa-lavderon-shqiptarine-impuls-per-bashkejetesen-fetare-por-mbroni-gjeneratat-e-ardhshme/

Për krishtlindjet e 2018-s, Papa Françesku u përqendrua më shumë tek çështjet që kanë shoqëruar kishën për gjithë vitin.

Ajo e abuzimeve është e keqja më e madhe që thërret hakmarrjen e Zotit, vijon Ati i Shenjtë, i cili iu drejtua për herë të parë atyre që abuzojnë me minorenët duke thënë: “Konvertohuni dhe dorëzohuni përpara drejtësisë njerëzore. Gjithashtu përgatituni për drejtësinë e shenjtë”.

Ndër të tjera Papa Françesko siguroi që Kisha prej vitesh është angazhuar seriozisht në luftimin e kësaj plage dhe nuk harron vuajtjet e përjetuara nga shumë minorenë për shkak të klerikëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë