Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas Sirisë, SHBA “dorëzon” edhe Afganistanin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 13:02 | Bota
Pas Sirisë, SHBA “dorëzon” edhe Afganistanin

Përveç se nga Siria, trupat amerikane duket se do të tërhiqen edhe nga Afganistani. CNN, e cila citon zyrtarë të mbrojtjes, pohon se ushtria është urdhëruar të fillojë tërheqjen e rreth 7 mijë ushtarëve brenda pak muajve.

Gjenerali John Allen, ish komandanti i NATOS dhe forcave amerikane në Afganistan tha për CNN se tërheqja e trupave në këtë moment do të ishte e gabuar. Sipas tij, kjo do të shkaktonte kaos në strategji.

Shtetet e bashkuara kanë rreth 14 mijë trupa në Afganistan, shumica e të cilave janë pjesë e një misioni më të madh të drejtuar nga NATO për trajnimin, këshillimin dhe mbështetjen e forcave afgane.

Largimi i trupave do të ndërlikohej nga fakti se Shtetet e Bashkuara janë pjesë e rezolutës së NATO-s për misionin e suportit. Shumë analistë sugjerojnë së mundësia e largimit nga Afganistani mund të ketë ndikuar në vendimin e sekretarit të mbrojtjes James Mattis për t’u dorëhequr.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani