‘Piratët e Karaibeve’ rikthehet pa Johnny Depp

Pas zërave dhe spekulimeve të shumta, më në fund vjen konfirmimi zyrtar nga Disney.

Episodi më i ri i sagës “Piratët e Karaibeve” do të fillojë së shpejti xhirimet por Johnny Depp nuk do të jetë më në rolin e Jack Sparrow.

Autorë të prodhimit të ri do të jenë Rhett Reese dhe Paul Wernick.
Gjatë një interviste, shefi i sektorit kinematografik të Disney, Sean Bailey tha se donin të shkëputeshin nga e kaluara duke i dhënë një energji e frymë të re filmit me piratë.

Filmi ka patur gjithmonë role femërore, kurrë si protagoniste. Të jetë hera e parë?

“Zgjedhja e Paul dhe Rhet si autorë është kaq interesante sa duam ti japim një shkelm të kaluarës. Kjo është detyra që u kam dhënë atyre”, komentoi Bailey.

Disney e justifikon kështu zëvendësimin e Depp, i cili ishte shndërruar në një problem për shkak të telasheve gjyqësore ku është përfshirë.

Për momentin nuk është ende e qartë se kush do të zërë vendin e tij, edhe pse sipas disa zërave mund të jetë një protagoniste femër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN