Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

PS-PD përplasen për Boden në Kuvend

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 13:23 | Aktualitet
PS-PD përplasen për Boden në Kuvend

Parlamenti në debat për vettingun në politikë, debat dhe për reformën zgjedhore. Seanca nisi me përplasje për ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode. Në Këshillin Mbikëqyrës shkon si propozim i Ramës, jo i Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se seanca u mblodh me një fat të paracaktuar nga mazhoranca për vettingun në politikë.

Vettingu, Alibeaj: E sotmja një test moral për politikën

Demokratët thonë se Venecia u dha të drejtë dhe një zgjidhje e plotë ligjore do të ishte e mundshme për të përmbushur qëllimin e nxjerrjes nga politika të politikanëve të lidhur me krimin.

“Unë do ta votojë pro Vettingun në politikë. Seanca e sotme e ka të paracaktuar programin e saj, këta në krah të majtë do të votojnë kundër, në krah të djathtë do ta votojnë pro. Edhe kjo e sotmja e ka një vlerë, edhe kjo e sotmja është një seancë vettingu, kush e do dhe kush jo. Dibra, Ulsi, të ka dalë emri. Ti ke detyrimin për të treguar se nuk ke lidhje me krimin”.

Enkelejd Alibeaj

Kryemadhi: Rama, “gijotina” e parë e SPAK
Duke folur për vettingun në politikë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Rama nuk ka asnjë arsye që të pranojë nismën e opozitës për shkak të bashkëshortes, të vëllait dhe të faktit që kryeministri, sipas saj është i pari që e pret gijotina e SPAK.

“Në prag të Krishtlindjeve i bënë një dhuratë, ku thotë se unë nuk kam 40 milionë euro për studentët, por kam mbi 300 mln euro që do të ja falë 5 oligarkëve. Si mund të pranojë Rama Vettingun në politikë kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një bankë që nuk dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin. Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij”.

Monika Kryemadhi.

Manja: Të rrëzohet nisma, vettingun e bëjnë zgjedhësit
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të LSI-së dhe PD-së duke thënë që për çdo gjë është në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Duke folur për Vettingun, Manja ftoi mazhorancën dhe opozitën të rrëzojnë nismën e vetingut ne politike.

“Më vjen mirë që je luftëtare sepse vepron me mish e me shpirt për të mbrojtur dekretet e burrit, por edhe pushtetin e vëllait. Por motra e mirë e zgjedh edhe vendin kur flet, por motrën nuk e zgjedh dot dhe duhet më i thënë motër edhe kur del nga binarët. Zoti Alibeaj e zoti Spaho, të jeni të sigurt që kur të hapet Dibra e çdo Dibër tjetër ku del emri im, mua do t ëmë keni në dispozicion të drejtësisë. Venecia nuk vjen me vakum ligjor sepse Shqipëria ka kuadrin e duhur kushtetues dhe ligjor për t’i dhënë përgjigjen e duhur shqetësimeve të ngritura nga opozita nëpërmjet SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si organe të specializuara për të luftuar krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Për të këto arsye ju ftoj sa nuk është vonë ta rrëzojmë këtë nismë të opozitës”.


Ulsi Manja

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani