Rusia goditet nga një tërmet 7.5 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë goditi gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë.

Autoritetet vendase lëshuan fillimisht alarmin për cunam, pasi epiqendra e tërmetit ishte rreth 80 kilometra nga bregu në Detin e Beringut, por më pas alarmi u anulua.

Pas tërmetit të parë, një tjetër lëkundje e fuqishme është regjistruar, këtë herë me magnitudë 5.7 ballë.

Zyrtarë të qeverisë ruse kanë bërë të ditur se si pasojë e tërmetit nuk ka pasur persona të plagosur apo dëme material.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN