S’ka kthim pas, në shitje vila e Ronaldos

Pesë dhoma gjumi, pishinë, vaskë me hidromasazh dhe xhakuzi, palestër, kinema dhe sallë lojërash. Vila e Ronaldos në Manchester ka dalë në shitje.

Portugezi duket i vendosur se për të nuk ka më kthim pas në Manchester, jo vetëm si futbollist, por edhe për të jetuar në vazhdim dhe ka marrë vendimin për të shitur vilën ku jetoi prej vitesh, të cilën e bleu 12 vite më parë.

Ronaldo e nxori në shitje vilën edhe më parë, por më pas ndryshoi mendjen dhe ia la me qira futbollistit të Manchester United Luke Shaw, i cili i paguante portugezit 7500 euro në muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN