Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Studentët mbyllin protestën, vijnë në janar

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 17:43 | Aktualitet
Studentët mbyllin protestën, vijnë në janar

Studentët i kanë dhënë fund protestës për këtë vit. 21 dhjetori shënon fillimin e pushimeve të fundvitit në të gjitha institucionet arsimore. Tashmë në universitete mbizotëron heshtja, ndërsa në rrugë qarkullimi i është rikthyer normalitetit.

Por studentët nuk janë tërhequr nga kauza e tyre. Para largimit nga sheshet e protestës ata kanë depozituar në kuvend një shkresë zyrtare me 8 kërkesat e tyre, ku kërkojnë rritje të buxhetit për përmirësimin e infrastrukturës në universitete, biblioteka dhe konvikte, rishikim të titujve akademikë dhe verifikim të plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve, përfaqësi të studentëve në bordin e administrimit, pajisjen e tyre me kartën e studentit dhe vlerësim të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fakultete.

Studentët e universiteteve publike kanë deklaruar që nëse nuk do të ketë zgjidhje të kërkesave të tyre, të hënën e 7 janarit rinis protesta dhe bojkoti masiv në universitete.

A2 CNN Livestream

Dita jonë