Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Të shtëna me armë në Vjenë: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 15:51 | Bota

Një sulm me armë zjarri tronditi Vjenën mesditën e së premtes. Sipas policisë, një person humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë në kryeqytetin austriak.

Autoritetet njoftojnë se personi që qëlloi me armë është arratisur. Agjentët janë në ndjekje të tij dhe për këtë është angazhuar edhe një helikopter që mbikëqyr zonën nga lart.

Vendndodhja e krimit, restoranti në qendër të kryeqytetit austriak

Ngjarja ndodhi në brendësi të Figlmüller, restorant i njohur në qendër të Vjenës.

Arsyet e këtij atentati me armë ende nuk dihen, por policia po përqendrohet në kriminalitetin e zakonshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë