Trumpi president, miliarder dhe… këngëtar folk!

Jemi mësuar të shohim Donald Trump si miliarderin që ka ndërtuar gjysmën e New York-ut dhe vitet e fundit, si presidenti shumë i diskutuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por ende nuk njihej “ talenti” i tij si këngëtar. Vetë presidenti ka shpërndarë në Twitter një video të vitit 2005, kur në skenën e çmimeve Emmy u paraqit i veshur si bujk, së bashku me aktoren e serialit të famshëm Will and Grace, Megan Mullally.

Postimi autoironik i presidentit Donald Trump

Aktorja vetë duket sikur nuk  e ka marrë shumë për zemër këtë kujtim, saqë ka shkruar, po në Twitter:

“O Zot… njerëz po më kërkuat jam në një gropë nën tokë”.

Trump interpreton në ceremoninë e çmimeve Emmy, në 2005.
Shkarkoni aplikacionin e A2