Vettingu, Alibeaj: E sotmja një test moral për politikën

Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se seanca e sotme nw Kuvend u mblodh me një fat të paracaktuar nga mazhoranca për vettingun në politikë.

Demokratët thonë se Venecia u dha të drejtë dhe një zgjidhje e plotë ligjore do të ishte e mundshme për të përmbushur qëllimin e nxjerrjes nga politika të politikanëve të lidhur me krimin.

“Unë do ta votojë pro Vettingun në politikë. Seanca e sotme e ka të paracaktuar programin e saj, këta në krah të majtë do të votojnë kundër, në krah të djathtë do ta votojnë pro. Edhe kjo e sotmja e ka një vlerë, edhe kjo e sotmja është një seancë vettingu, kush e do dhe kush jo. Dibra, Ulsi, të ka dalë emri. Ti ke detyrimin për të treguar se nuk ke lidhje me krimin”, tha Alibeaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN