David Beckham, nga “yll” i futbollit në… futbollist pranë yjeve?

Jemi mësuar të shohim David Beckham në fushat e blerta të stadiumeve më të famshme në botë, duke luajtur krahas kampionëve më të mëdhenj të futbollit, por David me sa duket ato “yje” do ti zëvendësojë tashmë me vetë universin.

Anija kozmike e projektuar nga Virgin Galactic

Sipas disa burimeve pranë lojtarit, ish kapiteni i Anglisë dhe Manchester United po mendon seriozisht të udhëtojë në hapësirë si astronaut sa kjo të bëhet e mundur për civilët.

Ora me sa duket po afron, sepse kompania Virgin Galactic e themeluar nga Richard Branson mund të jetë gati brenda vitit të transportojë disa pasagjerë deri në 110 kilometra në atmosferë.

David Beckham me fëmijët e tij Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 16, Cruz, 13 dhe Harper, 7.

Është qysh në vitin 2005 që futbollisti i famshëm flet hapur për këtë dëshirë të tij, dhe sipas burimeve, familja e tij, e përbërë nga “Spice Girl” Viktoria dhe 4 fëmijët e tyre, duken goxha pozitivë me ëndrrën e David, por thuhet që tani që gjithçka po afrohet duket disi nervoz.

Kurajo David, nuk mund të jetë një raketë që mund të frikësojë lojtarin e famshëm për “predhat” e tij!

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN