Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Debutim ëndrrash, Solskjaer si Ferguson

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 21:29 | Futboll

Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur si mos më mirë aventurën e tij në drejtim të Manchester United, që mundi 5-1 Cardiff të shtunën pasdite.

Që prej largimit të Sër Aleks Ferguson, skuadra nuk kishte mundur të shënonte kurrë 5 gola në një ndeshje të Premier League. Një debutim fantastik për norvegjezin, i cili në “Old Trafford” mbahet mend për golin e shënuar në minutën e tretë shtesë kundër Bayern Munchen në finalen dramatike të Champions League të vitit 1999, të fituar nga “Djajtë e Kuq”.

Miqtë shënuan tre gola në pjesën e parë me Rashford, Herrera dhe Martial, ndërsa në të dytën ishte Jesse Lingard që realizoi një dopietë. Gjithsesi, United mbetet në vend të gjashtë në renditje, 8 pikë larg Chelsea dhe Arsenal që luftojnë për vendin e katërt dhe kualifikimin në Champions League.

Topçinjtë fituan më herët gjatë ditës 3-1 kundër Burnleyt falë dy golave të Aubameyang dhe një nga Iwobi, ndërsa Blutë e Sarrit u mundën 1-0 nga Leicester.

Por rezultati më befasues i ditës ishte humbja 2-3 e Manchester Cityt kundër Crystal Palace, që lë skuadrën e Pep Guardiolas 4 pikë larg Liverpoolit në krye të Premier League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë