Ed Sheeran, “Mbreti” i koncerteve live

2018 ishte viti i Ed Sheeran, të paktën sa i përket koncerteve. Për turin e tij “Divide World” janë shitur mbi 4,8 milionë bileta duke sjellë rreth 432 milionë dollarë fitime.

Këtë e certifikoi revista e specializuar në këtë fushë Pollstar, që ka listuar 10 turnetë më të mira të këtij vitit. Në vend të dytë të klasifikimit gjejmë Taylor Swift që ndiqet nga çifti Beyonce dhe Jay-Z.

Turi I Ed Sheeran, numëron 94 koncerte të zhvilluara në 4 kontinente duke fituar jo vetëm vendin e parë por edhe shumën më të madhe të përfitimeve financiare.

Pas tij vjen Taylor Swift me 2,9 milionë bileta të shitura dhe me 345 milionë dollarë fitime. Kurse çifti Beyonce – Jay-Z, arkëtoi 254 milionë dollarë me 2,1 milionë bileta të shitura.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN