Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

El Chapo në lot, sheh vajzat për herë të parë pas katër muajsh

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 18:02 | Bota

Bosi famëkeq i drogës El Chapo ka shpërthyer në lot të enjten kur pa për herë të parë pas katër muajsh dy vajzat binjake 7-vjeçare, ndërkohë që qëndron pas hekurave në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqi është futur në javën e tij të gjashtë por të enjten Joaquin Guzman pati mundësi të shihte bashkëshorten Emma Coronel Aispuro dhe dy vajzat, të cilat ishin në sallën e Gjykatës Federale të Bruklinit.

Sipas raportimeve, 61-vjeçari nuk i ka mbajtur lotët kur ka parë vajzat e tij, të cilat i ka përshëndetur me puthje nga larg. “Sytë iu mbushën me lot dhe iu bënë të kuqe”, tha për gazetarët avokati i tij Eduardo Balarezo.

Sipas kritikëve, takimi duket se është sajuar për të pasur impakt te anëtarët e jurisë, të cilët pritet ta shpallin fajtor për 17 akuza, mes tyre edhe ato të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vrasje.

Sipas akuzës, El Chapo ka qenë kreu i Kartelit të Sinaloas, i cili besohet se ka qenë për një periudhë kohe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës që hynte në SHBA nga Meksika. Gjatë kësaj periudhe mendohet që El Chapo ka mbledhur një pasuri prej 14 miliardë dollarësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë