Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Irani notë proteste Shqipërisë: Sjellje e papranueshme

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 15:46 | Aktualitet
Irani notë proteste Shqipërisë: Sjellje e papranueshme

Irani i ka dërguar Shqipërisë notë proteste lidhur me dëbimin e ambasadorit të Republikës Islamike nga Tirana, duke shkruar se kjo është një sjellje e papranueshme.

Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve, 'Irna', që citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane.

https://a2news.com/2018/12/22/debimi-i-iranianeve-pompeo-telefonon-bushatin/

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Qasemi thotë se Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike në Teheran dhe për këtë ka përdorur kanale të tjera për të shfaqur protestën e ashpër ndaj vendit tonë.

Zyrtari iranian shtoi se Shqipëria nën presionin e qeverisë Amerikane dhe “shërbimit sionist të inteligjencës” në bashkëpunim me grupe terroriste anti-iraniane, dëboi dy diplomatë iranianë.

Ndër të tjera zëdhënësi dënon këtë veprim dhe thotë se është vazhdim i skenarit për të sabotuar marrëdhëniet mes Iranit dhe Evropës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë