Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Konviktet, Kryemadhi: Projekti duhej të kishte mbaruar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 18:38 | Aktualitet
Konviktet, Kryemadhi: Projekti duhej të kishte mbaruar

Pas inspektimit nga Kryeministri Rama të punimeve tek godinat e konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë, ka reaguar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo ka deklaruar se ky është një projekt i qeverise gjermane, i cili duhej të kishte përfunduar në 20 dhjetor të këtij viti, por punimet ende vijojnë.

“Ky është një projekt i vitit 2011, i cili duhet të kishte mbaruar në 20 dhjetor 2018 dhe akoma nuk ka mbaruar. Por nuk mjafton kjo, por vjen dhe bën show mediatik duke thënë që ka mbaruar”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rama duhej të kishte ardhur pranë këtyre godinave kur aty e prisnin studentët. “Le të vinte dhe të ballafaqohej me studentët, kur ata ishin këtu, jo sot kur janë kthyer te familjarët. Ai duhet të kujtohej dhe të shkonte në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi kokë, duhet të shkojë në ato godina ku 400 vajza shërbehen vetëm nga 4 banja, që është akoma më e tmerrshme”, u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu