Milani në krizë të thellë, Gattuso tani rrezikon shumë – A2

Milani në krizë të thellë, Gattuso tani rrezikon shumë

Milani mundet në shtëpi nga Fiorentina, duke u zhytur në krizë të thellë, pasi tashmë u bënë tri ndeshje rresht që nuk arrin të shënojë gol. Në “San Siro” vendos një gol fantastik i Federico Chiesa-s, i cili mposhti Donnarumman në të 73’.

Në krizë totale edhe Gonzalo Higuain, i cili i lënë i vetëm në majë të sulmit nuk arrin të konkretizojë edhe ato pak raste që i paraqiten.

Rezultati vë në vështirësi të madhe Gennaro Gattuson, i cili tashmë duket se ka një javë për të gjetur shpëtim, ndërsa duhet të fitojë patjetër ndeshjen e të mërkurës së ardhshme kundër Frosinones në fushën e kësaj të fundit.

Gjithçka e lehtë për Lazion e Thomas Strakoshës e cila mund 3-1 Cagliarin në “Olimpico” dhe i rikthehet fitores pas 7 ndeshjesh. Milinkovic-Savic zhbllokon rezultatin pas 11 minutash, ndërsa më pas sigurojnë rezultatin Acerbi dhe Lulic.

Napoli i Hysajt – i cili luan për 90′ – siguron fitoren e katërt rresht duke mundur në “San Paolo” 1-0 Spalin falë një goli të Albiol në fund të pjesës së parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2