Njeriu kryesor i SHBA në luftën kundër ISIS jep dorëheqjen pas vendimit të Trump për të “dorëzuar” Sirinë

I dërguari më i lartë i Shteteve të Bashkuara në koalicionin që po lufton ISIS në Lindjen e Mesme dha dorëheqjen të shtunën duke shprehur hapur kundërshtimin ndaj vendimit të presidentit Trump për të tërhequr trupat nga Siria.

Brett McGurk kishte deklaruar se do të largohej në shkurt, por e përshpejtoi me dy muaj dorëheqjen pasi tha publikisht se pasojat e vendimit të Presidentit mund të jenë katastrofike.

Diplomati veteran i cili e ka nisur karrierën në administratën e George W. Bush, u caktua në këtë detyrë nga Barack Obama. Tani, ai i bashkohet Sekretarit për Mbrojtjen, Jim Mattis, në listën e të larguarve nga departamenti i sigurisë në administratën Trump.

Vetëm 11 ditë më parë, McGurk këshilloi ata që mendonin se ISIS ishte mundur të rishikonin këtë ide dhe shpjegoi se tërheqja e trupave amerikane do t’i hapte rrugën forcimit të organizatës terroriste dhe grupimeve të tjera që vepronin në atë rajon. Edhe në letrën e dorëheqjes ai tha se militantët ishin duke ia mbathur, por nuk ishin mundur plotësisht

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN