Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2018

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 22:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2018

Parashikohet që java e fundit e vitit 2018 të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por të ftohtë. I ftohti do të ndjehet mesnatën e Krishtlindjes dhe deri në ndërrimin e viteve.

Ndërsa, referuar lëvizjeve termodinamike të atmosferës, kjo javë e fundit rezervon kryesisht kushte të qëndrueshme të motit, ku kthjellime dhe vranësira alternohen herë pas here mbi territorin shqiptar.

Përjashtim bën intervali kohor nga mbrëmja e së hënës deri pasditen e së martës, gjatë të cilit priten reshje, ku në pjesën më të madhe të vendit do të ketë shira ndërsa dëbora shfaqet në zonat e thella malore.

Megjithatë, viti 2018 për territorin shqiptar do të mbyllet si një vit i ngrohtë ku temperatura mesatare vjetore vlerësohet paraprakisht 2,5°C mbi mesataren vjetore klimatike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani