Shkaktuan mbylljen e aeroportit në Londër, 2 të arrestuar

Dy persona u arrestuan lidhur me ngritjen e dronëve që shkaktuan probleme të shumta në aeroportin Gatwick të Londrës.

Lajmi është konfirmuar nga policia britanike.

Pasagjerët në Gatwick mbetën peng të dronit

Aktualisht aeroporti është rihapur pasi u mbyll dy herë gjatë të enjtes dhe të premtes.

Autoritetet njoftojnë se rreth 140 mijë pasagjerë u prekën nga këto zhvillime pasi disa dronë fluturuan në pistën e aeroportit.

Që nga dita e enjte, fluturime të shumta janë anuluar ose shtyrë.

Gatwick është aeroporti i dytë më i madh i Londrës, sa i përket trafikut ajror.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN