Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shutdown në SHBA, Trump: Kemi nevojë për murin

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 12:44 | Bota

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qeveria u mbyll pjesërisht pasi presidenti Donald Trump refuzoi të nënshkruante buxhetin e dërguar nga Senati.

Në të nuk përfshihej financimi për ndërtimin e murit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreson që mbyllja e qeverisë të mos zgjasë për shumë kohe.

“Ne do të kemi një mbyllje të qeverisë. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë pasi ne kemi nevojë për votat e Demokratëve”, deklaroi presidenti Donald Trump.

Presidenti amerikan refuzoi të nënshkruajë buxhetin e dërguar nga Senati, pasi në të nuk përfshihej fondi prej 5 miliardë dollarësh për financimin e murit në kufirin me Meksikën.

Trump duke vizituar murin me Meksikën

Në një video-mesazh ai fajësoi demokratët dhe shpreson që mbyllja e qeverisë federale të zgjasë sa më pak të jetë e mundur.
“Demokratë, ne kemi një listë të mrekullueshme me gjëra që do ta mbajnë vendin tonë të sigurt. Le të punojmë së bashku, të gjejmë një zgjidhje bipartizane. Shpresoj që mbyllja e qeverisë të mos zgjasë shumë”, theksoi në video presidenti.

Që prej mesnatës u mbyllën disa agjenci federale, përfshirë ato që menaxhojnë sigurinë e brendshme, forcat e rendit, mbledhjen e taksave, transportin dhe parqet kombëtare.

Departamentet e tjera, si Pentagoni, do të vijojnë funksionimin normal pasi buxheti për financimin e tyre u kalua më herët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli