Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Po ndryshohet shtrati i Lanës për pastrimin e 60 milionë eurove

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 19:18 | Aktualitet
Basha: Po ndryshohet shtrati i Lanës për pastrimin e 60 milionë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi përmes një video se si do të zhvendoset shtrati i Lanës sipas projektit për Unazën e Re. Kreu i PD tha se kjo është bërë për pastruar 60 milion euro, investim për një kompleks pallatesh.

Në postimin e tij, Basha akuzon kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj se firmosën prishjen e shtëpive të mbi 200 familjeve, për t’i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.

Basha i përsëriti akuzat gjatë pasdites, kur iu bashkua protestës së banorëve të zonës së Astirit. “Është provuar se Edi Rama, dhe Erion Veliaj, kanë nënshkruar ndryshimin e planit urbanistik, për të bërë diçka të paparë dhe të padëgjuar që nga koha e Romës së Lashtë”, tha ai.

“Kanë firmosur për të zhvendosur lumin e Lanës, për t’i hapur rrugë prishjes së banesave të mbi 200 familjeve, që të mos cenohet asnjë centimetër katror i një zhvillimi të një trafikanti të dënuar droge, i cili do të ndërtojë atje një projekt me vlerë 60 milionë euro”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë