Dueli i titullit në 200 kilometër distancë – A2

Dueli i titullit në 200 kilometër distancë

Partizani dhe Kukësi vazhdojnë garën, deri në betejën e radhës direkte. Me të kuqtë që janë në mënyrë simbolike kampionë të dimrit, ndeshjet e kësaj të diele, të cilat mbyllin gjysmën e parë të sezonit, shërbejnë në rrugën drejt titulli.

Tashmë dueli luhet në distancë. Partizani në Gjirokastër ndaj Luftëtarit dhe Kukësi në Elbasan si pritës me Kastriotin.

Plot 200 kilometër, por me objektiv të njëjtë. Kukësi kërkon të kthehet te fitorja, për të mos humbur terren me rivalët, por Kastrioti i vendit të fundit nuk duhet nënvlerësuar.

Pretendentët për titull do të zbresin në fushë paralelisht këtë të diel, në orën 13:30.

Shkarkoni aplikacionin e A2