Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Edi Rama pret në zyrë efektiven Ina Nuku

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 10:51 | Aktualitet
Edi Rama pret në zyrë efektiven Ina Nuku

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven e policisë Ina Nuku, e cila u rikthye në Shqipëri një ditë më parë, pas kurimit në Turqi.

Ina Nuku mbeti e plagosur pak ditë më parë në protestën e banorëve të “Astirit” pranë Kuvendit.
“Brenda 6 muajsh më thanë se do të kem ndjeshmëri të gishtit ku është bërë ndërhyrja”, tha efektivja.

Ndërsa Kryeministri i premtoi se do të ketë një mbështetje financiare për të. “Do të bëjmë një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale, për të pasur edhe mundësinë që të rikuperohesh normalisht. Besoj që do të fillosh ngadalë edhe punën, me një detyrë më të lehtë si fillim”, tha Kryeministri.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë