Mourinho, lidhje sekrete me bjonden 14 vite më të re!

Pasi u shkarkua nga Manchester United pak ditë më parë, tashmë mediat angleze nuk hezitojnë aspak të bëjnë publike gjithçka dinë për portugezin Jose Mourinho.

“The Sun” ka shkruar së fundmi se 55-vjeçari thuhet se ka zhvilluar disa “festa ekzotike” në disa vende të botës me Prue Carter-Robinson, e cila është 14 vite më e re se portugezi.

Sipas “The Sun”, ka pasur edhe një reagim të shkurtër nga Mourinho, i cili ka thënë: “Nuk e di për çfarë po flisni”. Por tashmë në media kanë qarkulluar edhe disa fotografi!

Trajneri portugez është i martuar prej 30 vitesh me Matilde, e cila së bashku me dy fëmijët e çiftit qëndroi në shtëpinë e tyre në Londër gjatë kohës kur Mourinho drejtonte Manchester United.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN