Mrekulli mes rrënojave, 5-vjeçari shpëton pas 12 orësh i bllokuar | VIDEO

Një video e postuar në rrjetet sociale nga oficerë të skuadrave të shpëtimit në Indonezi tregon momentin kur një 5-vjeçar shpëton për mrekulli pasi kishte qëndruar nën rrënoja për më shumë se 12 orë pas cunamit që goditi vendin të shtunën në mbrëmje.

Më shumë se 222 persona kanë humbur jetën dhe 800 të tjera raportohet të jenë plagosur pas cunamit të shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani të njohur si “Djali i Krakatoas”. Dallgët që goditën brigjet e plazheve në ishujt mes Javas dhe Sumatras ishin mbi 6 metra.

Mes të mbijetuarve ishte edhe djali i vogël i quajtur Ali, të cilin policia e nxori nga një makinë që kishte mbetur e bllokuar nën pemët e rrëzuara. Nuk është konfirmuar nëse me vogëlushin ka pasur njerëz të tjerë në makinë, por fatmirësisht ai është nxjerrë i gjallë prej aty.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN