Partizani ndalet në Gjirokastër, Kukësi bën detyrën me Kastriotin

Partizani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga transferta e Gjirokastrës, duke i dhënë mundësinë tashmë Kukësit ta çojë në 3 diferencën e pikëve, pasi fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Kastriotit.

U mendua se “të kuqtë” koleksionuan 3 pikët e radhës pas mbylljes 0-1 të pjesës së parë, ku Mala shënoi në fundin e pjesës.

Por me nisjen e 45 minutave të dyta vendasit reaguan dhe gjetën edhe golin e barazimit, me autor Ymerajn. Më tej, rezultati mbeti i pandryshuar dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë nga kjo ndeshje.

Ndërkohë, po ashtu si në letër, edhe në fushën e lojës Kastrioti ishte një kundërshtar i lehtë për Kukësi që bëri detyrën duke marrë një fitore të pastër 2-0 pa shumë vuajtje, me gola të shënuar në pjesën e parë nga Limaj dhe Reginaldo.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Partizani mbetet i pari me 37 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet i dyti duke kaluar Teutën dhe tashmë është vetëm 3 pikë larg nga Partizani.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN