PD kundër ligjit që censuron portalet

Opozita akuzoi direkt kryeministrin Rama për projektligjin e përgatitur kundër shpifjes. Albana Vokshi tha se Rama synon censurimin e portaleve që nuk i ka nën kontroll.

“Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë, propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend. Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama ka urdhëruar ndërhyrjen në ligjin e komunikimeve elektronike dhe në ligjin për median audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, të gjobisë dhe të mbyllë portalet kritike apo ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale”, u shpreh deputetja e PD, Albana Vokshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN