Rishfaqet Irina Shayk dhe “godet” Ronaldon

Që prej ndarjes nga futbollisti portugez Ronaldo, modelja ruse Irina Shayk është munduar të shfaqet pak në publik dhe nuk i ka lejuar mediat të futen në jetën e saj personale.

Por në prag të festave, Irina është shfaqur më në formë se kurrë më parë duke rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë me një foto të publikuar në profilin e saj të “Instagram”-it, ku ka treguar linjat e saj vetëm me të brendshme.

Vetëm pak ditë më parë, rusja rrëfeu edhe se si mori fund lidhja e saj me portugezin, Cristiano Ronaldo, duke u shprehur se tradhtia ishte shkaku:

“Është thënë dhe është shkruar shumë për historinë tonë, por realiteti është që Cristiano më ka tradhtuar me dhjetëra femra. Kjo është arsyeja e ndarjes tonë”.

Irina Shayk

Aktualisht, Irina është në një marrëdhënie me yllin e Hollivudit, Bradley Cooper, me të cilin solli në jetë edhe vajzën e saj të parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN