Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusi, 9 persona bllokohen në minierë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 10:15 | Bota
Rusi, 9 persona bllokohen në minierë

Nëntë persona kanë mbetur të bllokuar në minierën e Solikamsk në verilindje të Moskës pas shpërthimit të zjarrit dhe tymit të madh.

Kompania “Uralkali” që menaxhon minierën ka bërë të ditur se personat e bllokuar ishin pjesë e një kompanie nënkontraktore që kryente punë të mirëmbajtjes.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se një operacion shpëtimi për të bllokuarit kishte nisur menjëherë, por sërish gjasat që të arrihen kontakte me ta janë shumë të vogla, të paktën sipas raporteve të para.

“Si pasojë e temperaturës së lartë dhe tymit të madh, grupi i shpëtimit, për momentin, e ka të pamundur të arrijë persona e bllokuar”, tha një zyrtar i kompanisë nënkontraktore.

Mediat kanë raportuar se në minierë ishin 17 persona në momentin që ka shpërthyer zjarri, por 8 prej tyre kanë mundur të shpëtohen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli