TKZ festojnë përvjetorin, nderohet Cana – A2

TKZ festojnë përvjetorin, nderohet Cana

Tifozët kuq e zi festojnë 15-vjetorin e themelimit të tyre. Grupimi ultras i përfaqësueses shqiptare të futbollit krijoji një atmosferë fantastike në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet nën dekorin kuqezi, pijeve, muzikës së përzgjedhur dhe padyshim nën shoqërinë e këngëve të tyre që jemi mësuar të dëgjojmë në çdo stadium që ata shkojnë.

Tifozët kuqezi kanë udhëtuar së bashku me kombëtaren shqiptare në çdo transfertë dhe kanë qenë një shtysë e madhe në arritjen e sukseseve të futbollit. Ata nuk reshtën kurrë përtej vështirësive.

Në festën e grupimit të tifozëve, ku ishin të pranishëm personalitete të sportit e figura të njohura, u ndanë çmime mirënjohjeje, siç ishte ai për ish-kapitenin e kombëtares Lorik Cana, i cili u nderua me titullin ‘O sa mirë me qen shqiptar’.

Me të njëjtin çmim u nderua edhe sportisti i talentuar nga qyteti i Laçit, 19-vjecari Eklent Kaçi i cili po shkëlqen në arenën ndërkombëtare në bilardo.

Shkarkoni aplikacionin e A2