“Vuçiç hajdut”, mijëra persona protestojnë në Beograd

Për të tretën javë radhazi me mijëra persona marshuan në rrugët e Beogradit kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë kundrejt opozitës dhe medieve.

Në ato që janë cilësuar nga analistët si demonstratat më të fuqishme që prej pranverës së vitit 2017 mbizotëronte thirrja: “Vuçiç hajdut”.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 35 deri në 40 mijë njerëz. Policia nuk dha një shifër të pjesëmarrjes, por sfidoi numrin prej 20 mijë protestuesish të deklaruar nga organizatorët për protestën e së shtunës së kaluar.

Vuçiç akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka marrë kontrollonin e plotë mbi median, duke i përdorur ato tashmë për të bërë fushatë kundër kundërshtarëve politikë.

Për protestën reagoi edhe Vuçiç, i cili tha se bëhet më i fortë pas tyre! “Ata mund të marshojnë sa të duan, në mënyrë paqësore dhe pa dhunë”, tha Vuçiç të shtunën. “Por, njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, unë dhe partia ime bëhemi edhe më të fortë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2