“Al Kaeda do të kryejë sulme në avionë pasagjerësh”

Grupi terrorist Al Kaeda po ringrihet dhe po planifikon të kryejë sulme në avionë pasagjerësh në Evropë. Paralajmërimi vjen nga ministri britanik i sigurisë Ben Wallace.

Në një intervistë për gazetën britanike The Sunday Times, Wallace deklaroi se Al Kaeda, arkitekte e sulmit ne World Trade Center në 11 shtator të 2001-shit, vazhdon të aspirojë për sulme në aviacion dhe po zhvillon teknologjinë për rrëzimin e avionëve.

Ben Wallace ‘Kërcënimi është real. Al Kaeda është riorganizuar dhe po planifikon gjithnjë e më shumë sulme në Evropë. Grupi është familjarizuar me metodat e reja”.

Ben Wallace

Fuqizimi i ISIS eklipsoi kërcënimin e Al Kaedës gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas vrasjes së liderit famëkeq të grupit, Osama Bin Laden nga forcat amerikane në Pakistan në vitin 2011.

Por sipas Wallace rreziku nuk ishte shuar kurrë. Krerët e inteligjencës britanike janë të shqetësuar për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqjen e trupave nga Siria.

Sipas Wallace kjo do të krijojë një parajsë të sigurt për terroristët islamikë që duan të sulmojnë perëndimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN