Dekani i Filologjikut: Po shfrytëzojmë rezervat, rrezikojmë kolapsin – A2

Dekani i Filologjikut: Po shfrytëzojmë rezervat, rrezikojmë kolapsin

I ftuar në studiot e A2 me gazetaren Alba Alishani, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Sabri Laçi komentoi reformën në Arsimin e Lartë dhe mbështetjen e pedagogëve ndaj protestës së studentëve, e shprehur së fundmi edhe me një peticion me 51 firma.

Sipas Laçit, fakulteti që përfaqëson ka artikuluar me kohë vërejtjet mbi Ligjin e Arsimit të Lartë, dhe që “kundërshtimet janë thelbësore, qysh nga mënyra se si institucionet shihen, pra si subjekte ekonomike, që synohet të vetëfinancohen”.

Kjo, sipas dekanit, “është e pamundur, sepse institucionet e arsimit publik duhet të kenë mbështetje të fortë te qeveria. Por nga momenti që Qeveria nuk arrin as të paguaj pagat e stafit ekonomik, dhe i duhet universiteti që të paguaj bursat për studentet e ekselencës ose ato me aftësi të kufizuara, atëherë ne jemi shume ne vështirësi.

Sipas dekanit Laçi, “praktikisht kemi shfrytëzuar të gjitha rezervat, që po shterojnë. Rrezikojmë kolapsin”.

Dekani mbështeti protestën e studentëve, duke i cilësuar kërkesat e tyre si plotësisht të drejta.

Shkarkoni aplikacionin e A2