Krerët e fesë së krishterë në Shqipëri urojnë Krishtlindjet. Massafra: Duhet humanizëm i ri

Me rastin e Krishtlindjes, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos i është drejtuar me një mesazh popullit shqiptar.

Kryepeshkopi ka uruar shqiptarët për krishtlindje të bekuara. Në fjalën e tij, Janullatos theksoi që “në pasigurinë e hapur kudo, e kremtja e Krishtlindjes vjen për të na ofruar antidotin ndaj pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet, që Perëndia është me ne, fuqi dhe shpresë, edhe në ditët e turbullta të dyshimit”.

Në të njëjtën linjë edhe urimi i Imzot Angelo Massafra, që ka nënvizuar nevojën e një ”humanizmi të ri” sepse sipas arqipeshkvit të Shkodrës “fati i Shqipërisë është në dorën e të gjithëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN