Largimet e shqiptarëve, 3.8% më shumë se një vit më parë

Shqiptarët po largohen me ritme të frikshme jashtë vendit. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, mbi 4.9 milionë shtetas shqiptarë kanë dalë jashtë territorit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të njëviti më parë, numri është 3.8%.

Jo të gjithë ata që dalin jashtë vendit janë për emigracion, por gjithsesi një pjesë përfshihen në këtë kategori.

Kombinuar edhe me raporte të tjera, si sondazhi i pak javëve më parë i Gallup, ku 60% e shqiptarëve shprehnin dëshirën të largoheshin nga vendit, të dhënat tregojnë se situata nuk është aspak e mirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN