“Mbappe do të luajë për Realin dhe do fitojë më shumë se Ronaldo!”

Është folur shumë se ylli francez Kylian Mbappe do të transferohet te Reali i Madridit, megjithatë ai vazhdon të shkëlqejë në radhët e PSG.

Por ndërsa jemi në prag të merkatos së janarit, ish-drejtori sportiv i Monacos, Luis Campos, një person që e njeh mirë sulmuesit, ka folur për të ardhmen e tij.

Ai është shprehur se nuk do të jetë e largët koha kur Mbappe do të kalojë në Madrid, madje ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se ai do të fitojë më shumë “Topa të Artë” edhe se Ronaldo!

“Kylian përfaqëson shampanjën e futbollit, të cilin e pëlqejmë ta shohim dhe si futbollist i nivelit të lartë e shoh atë të veshur me fanellën e Realit të Madridit. E shoh te Real Madridi sepse është një klub i bërë për trupin e tij, ku lojtarët e mëdhenj duan të shkojnë. Në ditët e sotme, ai është më vendimtar sesa Neymar dhe duke pasur parasysh moshën e tij, ai do të jetë shumë më i mirë se Cristiano Ronaldo. Mbappe do të fitojë më shumë se 5 ‘Topa të Artë’”, u shpreh Campos për Telefoot.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN