Mbi 320 viktima në Indonezi, paralajmërohet cunami i ri

Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit Anak Krakatau në Indonezi u paralajmëruan të qëndrojnë larg plazhit mes frikës për një cunami të ri.

Të shtunën dallgë gjigande u përplasën në qytezat bregdetare të Sumatrës dhe Javas duke vrarë të paktën 320 vetë e duke plagosur mbi 1 mijë të tjerë.

Mendohet se aktiviteti vullkanik shkaktoi rrëshqitje nënujore dheu, çka solli më pas dallgët shkatërruese. Vullkani Anak Krakatau shpërtheu sërish të dielën duke nxjerrë hi dhe tym.

Video të xhiruara nga një avion çarter treguan përmasat e aktivitetit vullkanik në ngushticën e Sunda-s, mes Sumatrës dhe Javas. Operacioni i shpëtimit është penguar nga rrugët e bllokuara, megjithatë pajisje të rënda po transportohen në zonat e goditura për të ndihmuar në kërkimin e viktimave.

Shkarkoni aplikacionin e A2