Mot i kthjellët pas Krishtlindjeve

Nata e Krishtlindjeve do të shoqërohet me reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit do të ketë edhe borë.

Intensiteti i shirave do të jetë mesatar dhe i lartë në veri dhe qendër, ndërsa në mbrëmje deri pas mesnatës reshjet intensive lokalizohen në juglindje.

Në orët e para të mëngjesit të nesërm, reshjet largohen nga territori duke i lënë vend motit të kthjellët gjatë ditës së martë. Temperaturat sot luhaten nga 2 në 17°C por nesër ulen në mëngjes e mesditë duke variuar nga -4 në 13°C.

Rajoni sot ka vijuar me reshje në veri, të cilat po zbresin drejt zonave jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Temperaturat sot janë ulur në veri të rajonit ndërsa nesër, masa ajrore verilindore dominojnë rajonin duke sjellë temperatura deri 10°C nën zero.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN